Luljeta Boza ne emisionin Nje jave ka folur per Zonat qe duhet te keni kujdes ne Tirane sepse ka zona ku lekundjet jane me te medha.

“E ka fajin terreni dhe ndërtimi. Ku është terreni i dobët, duhet pasur shumë kujdes. Në Kombinat ka qenë kënetë. Zona ku kalon lumi Lana dhe depozitimi i Lanës janë depozitime të dobëta. Zona më e dobët në Tiranë është Kombinati. Kjo është zona që duhet të ndërtosh jo godina shumëkatëshe, në mënyrë që katet e larta mos të hyjnë në rezonancë me periodën e lëkundjeve të truallit.”

Ajo thekson se nuk ka problem nëse ndërtohet, por duhet të zbatohen rregullat dhe te jene sa me strikt.Nuk duhet te kurseni.

“Problemi është që mos të rrëzohet e gjithë e godina. Duhet të vendosen disa rregulla strikte dhe te mos luash me to si ndryshuan gjate ketyre viteve. Rindërtimi i ri duhet të bëhet me mend në kokë. Duhet të futet i pari planifikuesi, së bashku me urbanistin. Të përcaktojnë distancat mes objekteve. Ka disa distanca që duhen respektuar. Duhet pasur parasysh distanca nga deti jo te besh pallat ne rere me 30 kate.”

video