Sot ne Shqiperi mund te gjesh gjithcka dhe produket ushqimore jane te nje kualiteti shume te ulet por cmimi eshte i larte.

Shqiptaret konsumojne ushqime pa vlera ushqyese ndaj shendoshen cdo dite e me shume dhe nje jete te varfer ushqyese.

1 kg sallam me etiketë “me mish viçi”, kushton 450 lekë, kur ndërkohë vetë mishi kushton 800 lekë.Eshte e cuditshme qe sallami eshte kaq i lire.Dhe kjo ndodh vetem ne Shqiperi besoj.

Sipas të dhënave të konstatuara, është zbuluar se në 85 produkte ushqimore që vijnë nga importi, me efekt konsum të përditshëm e masiv; çmimet e këtyre produkteve, rriten me falsifikim letrash në masën 5-7 herë, menjëherë pasi zhdoganohen e futen në Shqipëri, rritje që vazhdon nga distributorët e shumicës dhe tregtarët e pakicës me 8-11 herë.

Kjo tregon se shteti shqiptar nuk i intereson se cfare kosnumojne qytetaret e tij.

Por kjo skemë abuzive me bazë krimin ekonomik-financiar, lejohet nga vetë mafia shtetërore; mbasi 95% të monopoleve e tregjeve të shumicës, i kanë grupe e persona të lidhur me kupolën politike-shtetërore të 30 viteve tranzicion; dhe me këtë skemë, ata realizojnë 2 lloje vjedhjesh: 1. Mallrat i fusin në Shqipëri me çmime të ulëta, për të paguar sa më pak detyrime fiskale për çdo njësi (kg.-ton-copë), humbje që kushton afro 145 milionë euro në vit, të pa arkëtuara në buxhetin e shtetit.

Ka ardhur koha qe qytetaret duhet te kujdesen me shume per ushqimin qe konsumojne.