Një foto e Arbanës me Xhemin pak dite me pare ka bërë që të lindnin thashetheme për një shtatëzani të mundshme të Xhemit.

Nese kujtoni eshte nje foto ku Arbana pozonte me miken e saj dhe aty shkruan se ajo i kishte dhënë dhuratën e fundvitit dhe ne kete menyre i ka lënë detyrë ndjekësve që të gjejnë se çfarë i ka dhuruar Xhemi.

Ndër përgjigjet e ndryshme, disa prej ndjekësve nuk dihet përse dolën në përfundimin që Xhemi mund të jetë shtatëzanë dhe kaq mjaftoi që në të gjitha mediat online të qarkullonte ky thashethem.

Madje shumë fansa e kanë pyetur edhe vetë Xhemin ne rrjetin e saj social, nëse është ajo vërtetë shtatëzanë.
Por ajo ka vendosur të japë përgjigjen epike duke shkruar kete pergjigje thjeshte: “Kështu thonë..”

Mesa duket gjithçka është thjesht një thashethem dhe nuk e dimë se si qarkulloi nëpër të gjitha mediat si e vertete.

Xhemi është nënë e dy djemve dhe shpesh herë e shohim të postojë ndonjë foto ku pozon me fëmijët./burimi ArkivaNews