Solidariteti i shume shqiptareve ne keto dite te veshtira ka qene i rralle dhe teper emocionues.
Por me shume nga te gjithe na ka prekur gjesti i vogelushes 6 vjecare qe jeton ne Firence.
Ajo kishte dashur te bente nje udhetim ne Paris dhe kishte muaj e dite te tera qe mblidhte para per ate udhetim.
Semona Ndou teksa shihte lajmet, e prekur nga gjithcka ka lene pas, vendosi qe kursimet e saj t`i dhuronte per femijet qe ishin prekur nga lekundjet.
Halla e saj ia ka dorezuar fondet ne emer te saj.
Vogelushja me një zemër të madhe dhe të bardhë ka thënë:
Udhëtimin në Paris mund ta bëj edhe një herë tjetër, këto do i dërgojmë në Shqipëri.’’
Në kavanozin ku ajo ka ruajtur kursimet, është shkruar bukur prej saj me shkrim dore:
Për të gjithë bashkëatdhetarët e mi që u mbeten pa strehe dhe te shqetesuar, unë jap kursimet e mia për t’i ndihmuar me dashuri nga Firence. Semona.’’