Nje lajm i mire.Kryeministri i vendit Edi Rama thote se brenda 6 mujorit te 2020 mbyllen shume sportele dhe regjistrimet do te behen online.

90 perqind e aplikimeve do te shkurtohen dhe qytetaret nuk do te lodhen me.

‘’Dua të marr vetëm dy minuta për përpjekjen që po bëjmë me skuadrën e bashkëqeverisjes.

E nisem me pak sherbime ndersa sot kemi arrit ne 150 sherbime.

Kemi plane per te hyre ne faze te re dhe ne sherbime te reja ku qytetaret nuk do te lodhen fare.

Brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm do të mbyllim sportelet në një masë shumë të madhe për aplikimet. Për ta marrë shërbimin me telefon do një investim më të madh. Nuk do të themi njerëzve ‘’shko te QKB-ja, ço dosjen e prit radhën’’. Nuk do të kerë radhë. Biznesi të regjistrohet nga shtëpia dhe të presë përgjigjen nga shtëpia, kemi bërë revolucion me vulën elektronike’’, u shpreh Rama.