Nje lajme i mire vjen nga Fundjave Ndryshe.Jane djemte me te mire Shqiptare qe kujdesen per nje popull te tere.Dhe kjo na ben krenar qe kemi njerez te tille.

Arber Hajdari ben publik lajmin se do restauroj 500 shtepite e para qe kane problem ne shtepite e tyre.

Drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari pasditen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Top Talk” në “Top Channel”, prej ku deklaroi se deri më tani janë mbledhur nga Fondacioni që ai përfaqëson rreth 1.7 milion dollarë.

Hajdari theksoi se “Fundjavë Ndryshe” do restaurojë 500 shtëpitë e para: “Do të ndajmë zonat ku do të operojmë, do të bashkëpunojmë me firmat e ndërtimit dhe do t’i mbikëqyrim nga fillimi deri në fund”.

Kujtojmë se “Fundjavë Ndryshe” brenda katër viteve ka arritur të realizojë me sukses ndërtimin e 350 shtëpive. Vlen të theksohet gjithashtu fakti se ka restauruar mbi 1500 shtëpi të tjera.

Eshte bukur kur lexon lajme te tilla dhe shikon se Shqiptaret jane bashke.Dhe dy foncacionet qe parate jane te ruajtuara dhe nuk ka humbje eshte Fundjave Ndryshe dhe Fondacioni Firdeus qe drejtohet nga Imam Elvis Naci.