Me rritjen e shifrave te infektimeve dhe humbjet e jeteve në vend, e po ashtu situaten në spitalet Covid qe është e rënduar, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve sepse sipas saj, virusi nuk ikën me pushime.

“Kjo gje nuk ka mbaruar, virusi nuk shkon me pushime, ndaj kërkohet një angazhim maksimal i të gjithë qytetarëve sepse në fund të ditës kjo luftë kërkon shumë solidaritet dhe sigurisht ne nëpërmjet zinxhirit të solidaritetit do të mund të thyejmë zinxhirin e infektimit që krijon ky virus. Dhe patjetër që kjo bëhet në sajë të bashkëpunimit të qytetarëve dhe strukturave shëndetësore”, apeloi Manastirliu.