Viktoria si e ka përjetuar divorcin nga Aleksi?

Nuk e ka gjetur asgjë, për keq, sepse unë dhe babai i saj kemi marrë ndihmë të specializuar për t’ia sqaruar vajzës këtë gjë ne menyren e duhur. Mora një ndihmë të specializuar nga psikologu dhe po perpiqemi qe ajo te jete shume mire. Viktoria nuk ka ndjerë asnjë ditë të vështirë. Festa e ditëlindjes shkoi jashtëzakonisht mirë. Ka një baba të mrekullueshëm dhe për mua do të jetë gjithmonë babai i Viktorias.

Njoha një person të mrekullueshëm për mua, ne ndihemi aq mirë për njëri-tjetrin sa që s’kam pse ta fsheh këtë gjë. Nuk është vështirë të njihen dy veriorë. Njiheshim prej kohësh. Marku ka kaluar një periudhë të vështirë në jetë, ka humbur bashkëshorten. Ndodhi që u dashuruam dhe s’kishim pse ta fshihnim. Unë nuk di të fshihem. Se jam person publik nuk do të thotë që unë do ndërroj karakter. Markun e kam njohur prej shumë vitesh por isha single kur u dashurova.

Jam shumë krenare që sa herë u drejtohem fëmijëve të Markut, mendoj si duhet t’i drejtohet dikush fëmijës tim dhe mendoj se jeme sa me pran tyre.

Çfarë të pëlqen kaq shume te Marku?

Jemi duke shijuar dashurinë dhe sigurisht që do të martohemi se shpejti. Marku është verior dhe te ai kam gjetur të gjitha vetitë e burrit që ka babi tim dhe qe un doja kaq shuem. Më pëlqen totalisht çfarë të them unë, jam kokë e këmbë. Patjetër që do të martohemi.

Do ti bësh motër ose vëlla Viktorias?

Po, do ta krym edhe këtë punë.

Keshtu kjo histori vazhdon e vazhdon dhe pse jo ne i urojme jete te lumtur.