Moderatorja Arbana Osmani, tashmë pasionin e saj për gatim nuk nguron ta reklamojë në rrjetet sociale dhe shpeshherë ndan receta të ndryshme.

Duke qenë se videot me receta të ndryshe janë bërë karakteristike të moderatores, partneri i saj Eduarti ka publikuar disa video teksa shihet duke e imituar atë. Ai shfaqet në kuzhinë ndërsa thotë:

“Siç e shikoni pra, sonte kam gatuar sushi. Kam patur shumë obligime të tjera në shtëpi por unë e gjeta kohën për të gatuar ashtu siç e bëj thuajse çdo natë. Do ju tregoj edhe se ku mund t’i gjeni produktet.

Këto sushi kaq të mira..mos u lodhi fare. Këto mund t’i gjeni maksimumi në Japoni, në ndonjë vend aziatik sepse janë fantastike. Pastaj tek story dytë do ju tregoj hap pas hapi se si e kam gatuar dhe si janë recetat kështu që shikim të këndshëm.”, shprehet Eduarti.