Ne keto dite te veshtira per vendin tone ka shume njerez qe kane kontribuar per te ndihmuar kete situate.

Nje nder keto bamires, ishte edhe nje e moshuar nga Gjirokastra qe kishte bere nje gjest emocionues.

Ajo kur mori pensionin ia dhuroi familjeve te demtuara.

Quhet Xhevaire Xhiku dhe teper e emocionuar nga ndodhite e diteve te fundit e dhuroi pensionin e nje muaji te tere.

“Ne që i kemi motrat dhe vëllezërit tanë t`i ndihmojme. Me ato mundësi që kemi, një pension timim këtë muaj nuk e doja. Do mbaj vetëm pensionin e burrit, se po te kisha dhe më shumë do kontribuoja’- ka thënë e moshuara.

Por ky gjest i saj ndoshta simbolik, per ne tregon shume.