Kjo e diel pritet me temperatura mjaft të larta, të cilat sipas IGJEUM do të rrisin ndjeshëm mundësinë për zjarre në 10 qarqe të vendit, ndërsa më e qetë do të paraqitet situata në Durrës dhe Dibër.

Njoftimi:

Ditën e diel, datë 1, pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (perëndim) dhe Durrës (jug).

Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.