Ministrja Mamastirliu ka thene se:“Qeveria shqiptare ka parapaguar për 570 mijë qytetarë, 20% të popullatës dozat e vaksinës përmes instrumentit të Covax.

Covax përfshin 10 kompani që punojnë opër prodhimin e vaksinës. Duke bërë parapagimin Shqipëria ka hyrë në kandidatët pontencialë për vaksinën”, tha Manstirliu ndërsa shtoi se Shqipëria ka të drejtë të shohë edhe oferta të tjera ose të largohet nga bashkëpunimi me Covax, por më shumë informacione do të kemi në fillim të muajit dhjetor.

Ndërkohë, Manastirliu tha se të parët që do të vaksinohen janë grupet e rrezikut.

“Të parët që do të targetohen nga vaksina janë grupet e rriskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, mësuesit, policët. Ekspertët kanë vendosur që fillohet me 20%”, tha Manastirliu, ndërsa pohoi se vaksina nuk do të jetë falas dhe nuk është e detyrueshme.

Shpresojme qe vakasina do te sjell jeten normale ne vendin tone dh ete ul ndjeshem nurmin e te infektaurve me covid.