Rregulla te reja do te futen ne fuqi per te gjithe ata qe do te udhetojne me avion.

Paketa e masave që planifikohet të shtrihet në mbarë Evropën synon ta shmangë thuajse krejtësisht rrezikun e infeksionit nga sëmundja e mushkërive COVID-19.

Në aeroportet gjermane ekziston një detyrim i përgjithshëm për të mbajtur maskë në terminalet e aeroporteve dhe ky eshte rregull dhe duhet zbatuar.

Megjithese situata ne evrope po qetesohet shpresojme qe muajin tjeter te fillojne udhetimet dhe jeta te rifilloj serisht.

Por tani mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në të gjitha aeroportet e Gjermanisë.

Për më tepër në aeroporte do të ngadalësojnë proceset e ndryshme në aeroport, si p.sh. në sportelet për check-in apo në kontrollet e bagazheve në mënyrë që pasagjerët të kenë mundësi të ruajnë distancën minimale fizike 1.5 metër.

Po ashtu pritet të kufizohen edhe vendet e pritjes së pasagjerëve në hollet e aeroportit.

Prej zbatimit të këtyre masave pritet që infrastruktura e aeroporteve do shënojë rënie prej 20 deri 50 përqind të kapaciteteteve të saj, që do të thotë edhe një përgjysmim të numrit të mëparshëm të udhëtarëve.