Ai ka folur per here te pare per vajzen Kristi Reci.Greg Rama në një intervistë për “Euronews”, foli për ekspozitën e tij “Ex Nihilo”, e cila do të jetë e hapur nga data 4 deri në 15 mars, ndër të tjera ai u pyet konkretisht për personin që e frymëzoi.

Gregu thote se vazja ka pasur ndikim te madhe ne jeten e tij.Ai tha se Kristi për të ka qenë një mikeshë dhe më shumë se aq. Po ashtu Rama, ka theksuar abuzivitetin me lajmet në portale, duke sjellë shembullin e tij personal me moderatoren, Xhesi Muçaj.

Euronews Albania: Kujt ia ke dedikuar ekspozitën?

Greg Rama: Le të mos e personalizojmë shumë këtë pjesë, por nëse pyetja jote është” “A ka lidhje sadopak kjo punë me ngjarjen fatkeqe të tërmetit”, sigurisht edhe ajo ka ndikuar. Ka ndikuar tmerrësisht shumë tek unë, dhe tek krijimtaria ime. Kristi ka qenë një mikeshë dhe më shumë se kaq.

E gjithë kjo histori portalesh, lajmesh…në rregull, unë e mirëkuptoj. Nuk ka qenë aspak me qëllime të këqija, por më vjen keq që në shumë raste është neglizhuar pjesa që shpirti i saj dhe i atyre që ikën bashkë me të, të lihet i qetë. Nuk janë lënë të qetë në shumë raste dhe për këtë më vjen keq. Më vjen shumë keq.

Tani ajo histori ka kaluar dhe nuk e kthejmë dot më fatkeqësisht, por më vjen po aq keq kur sa herë ju jepet mundësia të komentojnë, për shembull, ndodhi para pak kohësh me një shoqen time, me Xhesin, që u bë një lajm nëpër të gjitha portalet e mundshme që përflitet se është në lidhje me…

Shiko unë Xhesin e kam vetëm shoqe më kupton, dhe Xhesi është një vajzë shumë e mirë, është fat ta njohësh jo më ta kesh mikeshë dhe më vjen mirë që në këtë rast ishte Xhesi, e cila ishte shumë mirëkuptuese ndaj këtyre lajmeve sepse mund të ishte dikush tjetër.

Mund të ishte, nuk e di, dikush që nuk do e përjetonte aspak mirë një koment të tillë. Njëkohësisht titulli, një lajm që harroi ngjarjen e tërmetit, harroi Kristin dhe gjeti këtë tjetrën, këto janë për mua shumë abuzive, shumë të ftohta dhe për më tepër të pa drejta sepse nuk është fare kështu. Nuk mund të jetë kështu.

Video