Deklarata e Andit në puntatën e sotme të “Për’puthen” i ka habitur të gjithë. Ky i fundit tha se ndodhet në emission vetëm për Tean, ndërsa kërkoi nga ajo që t’i japë një përgjigje se ke do të zgjedhë nga djemtë dhe nëse nuk do jetë ai, do të iki nga emisioni.

Më konkretisht, Andi është shprehur se: Mbase mund të kesh raste që je luhat, por unë kam dalë në përfundimin që jam vetëm për ty.

Më ka ardhur në majë të hundës çdo gjë këtu. Nëse do ta ndash mendjen, më thuaj tani dhe unë dal jashtë. Unë e gjej veten vetëm me ty. Kujtojmë, se reagimi i tij erdhi pas deklaratës së Teas që pëlqen shumë edhe Elvisin, por edhe Andin.