Pasi u futen per raportim ne kampin famekeq ne Siri, gazetaret shqiptare humbin gjurmet.

Nje grup xhirimesh i televizionit te A2 News arriten te futeshin ne kampin Al-Hol ne Siri ku ndodhej Alvin Berisha.

Gazetari Julian Kasapi bashke me operatorin Endrit Myftari, pasi kaluan te gjitha kontrollet e sigurise u futen ne kamp por qe prej atij moment televizioni A2 nuk ka me asnje kontakt me ta.

Tek kampi ne fjale ka mbi 75 mije persona mes te cileve afro 80 jane shqiptare me femije sic ishte Alvin Berisha. Ka shume prej te cileve qe presin per tu kthyer.

Ja deklarata me audio qe kane derguar gazetaret para se te hynin ne kamp:

“Pas pak minutash futemi në kampin Al Hawl. Sipas stafit të sigurisë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi në tek vendi i të huajve kanë ndodhur mjaft trazira. Në këtë aneks janë mbi 10 mijë persona të huaj, por ne do të mundohemi të gjejmë shqiptarët tanë”, tha në një komunikim telefonik gazetari Julian Kasapi.

Video