Moderatori i njohur Meriton Mjekiqi mori vëmendje para një viti e gjysmë pasi u bë baba për herë të parë dhe ishtevetëm 21 vjeç dhe kjo e beri nga moderatoret me te ri qe ishte baba.

Djali i tyre quhej Loar dhe ata kishin nje jete shume te bukur qe kur lindi djali.

Por ai ka pranuar qe eshte i ndare nga Egesta dhe po kujdest per djalin dhe cfare thote:“S’kemi bërë asnjëherë martesë me Egestën.

Jo s’jemi bashkë. Egesta jeton me Loarin në Austri, e ka të drejtën e djalit, normal si çdo nënë për ta mbajtur, ndërsa unë jetoj në Prishtinë. Kohë pas kohe, mundohem të udhëtoj dhe të jem pranë Loarit normal. Raportet tona për djalin janë të mira, s’kemi diçka që na pengon në këtë mes, jemi të lumtur që e kemi pjesë tonën.

Dhe kështu vazhdon jeta. E respektoj shumë. Egesta i kushtohet shumë Loarit, i përkushtohet çdo moment, i qëndron pranë”, tha Meritoni në emisionin ‘Rudina’.