Lekundet serish Durresi diten e sotme por nuk ka pasur deme.Lekundjet jane ndjer ne Durres,Lac,Kruje dhe Lezhe.

Shërbimi sizmologjik europian EMSC njofton se tërmeti përfshiu Shqipërinë dhe Malin e Zi pasi edhe pse epiqendra ishte në vendin tonë, u ndje edhe tek ai fqinjë.Por lekundjet kane qene te lehta dhe cdo gje ka shkuar ne paqe.

Thellësia e tërmetit ishte vetëm 5 kilometra.

Ai u lokalizua 27 km larg Durrësit dhe 17 km larg Laçit.

Raportohet se tërmeti u ndje gjerësisht në vendin tonë.

Një ditë më parë u regjistruan 4 tërmete në jug të vendit, me epiqendër pranë Himarës.