Profesori i Meteorologjisë Sylë Tahirsylaj thote se temperatutrat do te ulen me shume dhe vendi gjate gjithe muajit dhjetor do te jete i ftohte dhe do te shkojne deri ne -20 grade celcius.

Sipas tij, nga e enjtja do të ketë rritje të temperaturave, të cilat do të shkojnë deri në 7 gradë celcius, ndërsa minimalja deri në -1.

Sipas metereologut deri në fund të muajit do të kemi reshje shiu dhe reshje dëbore, por reshjet e bores gjatë kësaj jave nuk do të jenë të qëndrueshme si në vendet kodrinore -malore meqenëse nga e enjtja ka një rritje të temperaturave. Këto reshje të borës janë simbolike dhe është një situate e pranueshme’, ka thënë ai.Tahirsylaj theksoi se ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri i vitit paraprak.