Deklarata e Andit dhe Teas se janë në emision për t’u njohur vetëm me njëri-tjetrin është diskutuar shumë këtë javë. Ndjekësit janë ske ptikë për çiftin dhe ka nga ata që vendimin e Teas e konsiderojnë të gabuar.

Kujtojmë se pasi Andi deklaroi se është vetëm për të, Tea shkon ta përqafojë por përqafon dhe Elvisin meqë takimi që kishte bërë ishte me Elvisin, sipas saj.
Ina Kollçaku, konkurente e “Për’Puthen 1” e sheh këtë veprim të pakuptimtë. “Nuk mund të përqafojë njërin dhe më pas tjetrin, vetëm nëse do ti pëlqente të dy njësoj, nuk duhej bërë si veprim nga Tea”.

Për Inën, Tea dhe Andi nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin: “Nuk kanë asnjë lidhje, plus Andi ka qenë pak i çuditshëm, ai gati-gati u vetëflijua për Shqipen dhe më pas pëlqeu Tean. Shqipja dhe Tea janë shumë ndryshe, nuk mundet që Andi ti pëlqente të dyja. Nuk arrij të kuptoj tipin e gocës që Andi mund të pëlqejë”.

Mendoj që Andin mund ta donin gocat adoleshente, nuk është në gjendje ta bëjë Tean të dashurohet me të. Elvisi i jepte më shumë emocione, merrte më shumë nga ajo me aq sa kam parë unë”.