Profesori i Metereologjise Sylë Tahirsylaj, ka treguar se temperaturat e ftohta do te zoterojne vendin gjate diteve te mbetuar te janarit.

Perkatesisht ne gjysmen e dyte te muajit Janar 2020, ai tha se temperaturat do te shkojne deri -20 grade.

Ndersa tregoi se temperaturat e ketyre diteve kane qene minimalja -10 dhe ajo maksimale 7 grade por gjithsesi dimri i ketij viti duket me i bute se vitet e kaluara.

‘Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga pjesa veri-lindore e rajonit. Këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë, për rrjedhojë ka një ulje të temperaturave si atyre minimale dhe ato maksimale. Nga dita e enjte do të ketë përsëri rritje të temperaturave, maksimalja shkon deri në 7 gradë celcius ndërsa minimalja në orët e para të ditës shkon deri në -1 gradë celcius, ndërsa në gjysmën e dytë të muajit janar 2020, temperaturat do të shkojnë deri -20 gradë celcius dhe kjo situate do të zgjasë 10 ditë dhe më tej tejkalohet kjo situatë’, thotë Tahirsylaj.