Spiros Pavlidis, ish-pedagog dhe drejtor katedre i fakultetit te Gjeologjisë, Neotektonikës dhe Paleontologjisë në Universitetin Aristotelis të Selanikut sot Pedagog nderi thote se jane bere studime ne vitet 80 per Italine Greqine dhe Shqiperine dhe thote se te treja keto vende kane lekundje sizmike te shpeshte ndaj duhen zbatuar rregullat e ndertimeve.

Profesori grek tërheq vëmendjen se Shqipëria është pa dyshim një zonë sizmike dhe përfshihet në zonat me aktivitet të ngjeshur sizmik. Porosia e tij të cilën e përsërit shpesh gjatë intervistës është që shqiptarët të mos harrojnë atë që ndodhi dhe këtu nuk e ka fjalën për qytetarët por për autoritetet të cilët duhet të marrin masa.Dhe te bejene kujdes ne ndertimin e pallateve.

“Unë e dua shumë popullin shqiptar dhe jam i bindur që do e tejkalojë këtë situatë. Por duhen masa e reagim, shkencëtarët tuaj e pastaj pushteti lokal. Mos prisni nga politikanët vetëm, bazohuni tek fuqitë tuaja, mos e lini të harrohet. Shërbimet kopetente të marrin masa mbrojtëse, të krijojnë sisteme mbrojtëse të posaçme. Por kurrë mos harroni!”.