Largësia dhe udhëtimet e shpeshta të punës jashtë Shqipërisë janë bërë të lodhshme për personazhin e sotëm tek emisioni “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan.

Lavdoshi, përmes historisë së tij, tregoi fillimisht se mund të ekzistojnë marrëdhënie të mira dhe pas ndarjes me bashkëshorten dhe se jo domosdoshmërisht duhet të ketë hatërmbetje dhe grindje. Ai sot është i divorcuar por ka një marrëdhënie të mirë me ish-bashkëshorten dhe gëzon një respekt të madh për të. Lavdoshi është njëkohësisht dhe babai i dy fëmijëve.