Çdo femër është e vecantë kur është fjala për të treguar shenja ose sinjale që mund të tregojnë pakënaqësi në një martesë. Disa gra mund të duken të qeta dhe të gëzuara, ndërsa të tjerat shfaqin shenja që tregojnë se janë të dëshpëruara. Nëse ju dyshoni që ndonje grua është e trishtuar, është e domosdoshme që të mësoni të njihni këto tregues e për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të martesës së saj.

Hapi I

Shihni me kujdes nëse ajo ndryshon sjelljet. Gratë e martuara që janë të trishtuara shpesh janë të brengosura. Sipas një studimi të universitet “ Penn State Univeristy “ individi mund të flejë më shumë ose më pak “ ata gjithashtu mund të ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit kur janë brengosura.

Hapi II

Bëni një liste të gjerave që janë ndryshe në jetën e saj gjatë muajve të fundit. Ndryshimet e pafavorshëm në punë apo qëndrimit në shtëpi mund të tregojnë se bashkëshortja është e pakënaqur ose ndihet e trishtuar.

Hapi III

Mësoni shenjat e një gruaje që tradhton. Shpesh kur një grua që është e trishtuar në martesë, ekziston mundësia që ajo mund t’ju tradhtoj. I kushtoni vëmëndje qëndrimit të saj. Gratë që tradhtojnë zakonisht veprojnë në fshehtësi dhe me dinakëri në lidhje me veprimet e tyre. “Dating Secrets” në faqen e tyre shkruajnë se “ Gratë që tradhtojnë përmirësojnë pamjen e tyre, blejnë rroba, bëjnë ushtrime dhe përmirësojnë jetën e tyre sociale. Janë shumë të fshehta “.

Hapi IV

Kërkoni në shtëpi për alkool dhe drogë. Kontrolloni tek rrobat, në sirtar dhe në dollap. Mbani gjurmët e shisheve në kabinetet e pijeve javore për dyshime. Disa gra mund të pinë apo përdorin drogë për të përballuar trishtimin

Hapi V

Bisedoni me miqtë e saj dhe pjestarët e familjes për ketë problem. Pyesni ata nëse kanë dalluar ndonjë shenjë që të tregon e se ajo është e trishtuar. Shiko me vëmendje se si ato ju kthejnë përgjigjen. Miqtë e saj mund të dinë gjëra që ju nuk i dini. Shikoni dhe mbani shënim, nëse miqtë e saj shmangin kontaktin me sy apo nervozohen ndërkohë që flasin.

Hapi VI

Uluni së bashku me të dhe bëni një diskutim të hapur. Shprehni shqetësimet tuajave ju mendoni, pse ajo mund të jetë e pakënaqur. Dëgjoni me simpati dhe pa gjykim nëse ajo përshkruan se pse ajo ndihet trishtuar. Në Universitetin e Michigam thuhet “ Në një lidhje të shëndetshme, të dy partnerët janë në gjendje të shprehin mendimin e tyre, ndjenjat dhe nevojat e tyre pa frikë se do të gjykohen. Komunikimi është një nga blloqet e ndërtimit te domosdoshëm për të pasur një martesë të suksesshme.Nëse ajo nuk pranon apo bën sikur dëgjon por në të vertetë nuk dëgjon atëhere ajo vazhdon udhën e trishtimit dhe tradhtisë. Në këtë rast martesa ka mbaruar.