Në një intervistë për ‘Revistën Class’, Bora ka treguar disa të fshehta, që askush nuk dinte rreth saj.

Ndër të tjera ka zbuluar se në fakt emri i saj është Borana dhe pas këtij emri qëndron një histori tepër e veçantë.

Duke qenë se ka lindur në janar mamaja e Borës kishte parë në atë kohë në ‘Teatrin e Operës dhe Baletit’ operën shqiptare ‘Borana’ dhe nga kjo vepër ishte frymëzuar për t’ja vendosur emrin vajzës së saj.