Këngëtarja e famshme Soni Malaj, prej disa vitesh po shijon historinë e dashurisë me biznesmenin shqiptar Klevi.

Kohë më parë, ajo e ruante jeten e saj private në maksimum sekret, ndërsa tani ata të dy duken më të lumtur se kurrë duke dalë bashkë nëpër evente të ndryshme.

Edhe ditën e sotme, Soni ka zgjedhur të dalë e shqëruar nga Klevi në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave për 100 vjetorin e Tiranës tonë si kryeqytet.

Këngëtarja shume e dashur per publikun, ishte e veshur me një kostum ngjyre portokalli të lehtë, ndërsa partneri i saj një kostum me pantallona të zeza e xhaketë gri.

Ka pasur fjale se para disa kohësh, Klevi dhe Soni u fejuan, por kjo gjë asnjëherë nuk u konfirmua nga ajo.