Elsa e mrekullueshme nuk ja doli dot pas nje semu ndje qe kishte Arbër Hajdari njoftoi sonte ndarjen nga jeta.Zoti të bëftë prej banorëve të parajsës! Buzëqeshja jote, do të ngelet gjithmonë në zemrën time o e bukura ime!”.

Vajza ishte jetime dhe Fondacioni i mrekullueshem Fundja Ndryshe e ndihmoi me shtepi por jeta keshtu eshte ndodhin te pa pritura.

Ja dhe postimi i plote i Themeluesi “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari

2 prill 2020

Kur më 27 tetor 2015 nisa aktivitetin Fundjavë Ndryshe, nuk arrija ta mendoja se ky do të ishte aktiviteti i parë i një nisme që do të merrte frymë sa herë ne do t’i jepnim dorën një njeriu në nevojë.

Ecëm ngadalë, por të sigurtë në një rrugë që as vete nuk e dinim se ku do të na nxirrte, një rrugë që na përballi me momente të vështira, drithërima vështrimesh dhe jetësh të skalitura në skamje, por që na fali dhe emocione të forta gëzimi, nga ato emocionet e vërteta që zgjasin një jetë. Në fund të ditës kur puna jonë ndalej, ne po kuptonim dalëngadalë se po arrinim të ndryshonim jetë njerëzish. Sot e them me bindje, jam shumë krenar për atë që mundëm të bëjmë bashkë. Jam krenar për të gjithë miqtë e kolegët që ndajmë sfida, jam krenar për të gjithë ju që na besuat.

Mes dhimbjes që më solli para syve gjithë rrugëtimin ynë në pak momente, dua të ndaj me ju një lajm të trishtë. Besoj se ju të gjithë e mbani mend Elsën. Elsën e vogël vetëm 8 vjeç, që na përloti me historinë e jetës së saj. Elsa që jetoi dhe u rrit me varfërinë, jetime pa babain e saj, mes halleve që i refuzuan fëmijërinë. Elsa që jetonte afër detit në Delvinë, por që detin nuk e kishte parë kurrë.

Menjëherë sapo na lajmëruan për rastin reaguam, të përlotur nisëm punën dhe i mundësuam Elsës të shihte detin, i mundësuam një fëmijëri si gjithë fëmijët e tjerë. I blemë një shtëpi, aty ku ajo nisi jetën e saj të re. E ndjeva thellë brenda meje çdo dhimbje që Elsa kishte kaluar, kur ditën e parë që e takova duke më parë me sytë e saj të kaltër mu afrua pranë zemrës. E ndjeva Elsën e vogël si vajzën time, një fëmijë që i kishte munguar babai dhe më trajon si të jem i ati i saj.