Shqiptaret ne shume vende te botes kane marre cmime apo jane shume te dobishem.Eshte e cuditshme se kur jane ne shqiperi jane ndryshe por kur jetojne jashte Shqiperise ata kthehen ne “engjej”

Keshtu ka ndodhur me Arta Cika e cila eshte perzgjedhur mes 100 grave qe kane marre cmim ne TechWonem ne londer.

Ja dedikimi i saj:

Ndjehem shumë e vlerësuar dhe krenare që jam zgjedhur si një nga 100 fitueset e çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 ne Mbreterine e Bashkuar (UK). Dua të falenderoj nga zemra Jurine Teknike që më zgjodhi, të gjithë publikun në mbarë botën e veçanërisht atë shqiptar që më votuan. Jam shumë e lumtur për të gjitha mesazhet, vlersimet dhe mbeshtetjen që më keni dhënë këto javë.

Kujtimet e mia shkojnë mbrapa tek femijëria ime, kur isha një vajzë e vogël që i pëlqente të luante futboll ne rrugët e Kukësit po me ëndërra të mëdha. Do doja shumë të kthehesha mbrapa në kohë, të takoja atë vajzë luftarake dhe ti thoja që “Vazhdo ëndërro fort. Asgjë nuk do të të ndalojë që të arrish synimet e tua.” Dhe ky është një mesazh që dua tua them të gjithë vajzave të vogla në mbarë botën. Mos e konsideroni inxhinierine si një “profesion burrash”, dhe mos kini frike nga e panjohura. Puna gjithnjë shpëblehet.

Falë punës time 10 vjeçare dhe mbështetjes së madhe nga familja ime, që ka qenë gjithmonë krahu im i djathtë, jam sot këtu e kjo me jep forcë për të vazhduar përpara. Pa mbështetjen e tyre, asgjë nuk do të kishte qenë e mundur.