Dy persona humbën jetën në Itali nga koronavirusi gjatë orëve të fundit dhe mediat italiane raportojnë se numri i të prekurve ka shkuar në 53, gjë e cila ka alarmuar autoritetet.

Ditën e djeshme ndërroi jetë një i moshuar 77-vjeç në spitalin e Padovas, ndërsa sot humbi jetën nga koronavirusi një 27-vjeçare nga Lombardia.

Dihet vetem se 39 nga personat e infektuar nga koronavirusi janë raportuar në Lombardi, ndërsa 12 të tjerët jane regjistruar në Veneto.

Por si duket e gjithe situata në Itali?

Tashme nuk eshte dicka e re qe frika nga koronavirusi ka shkaktuar panik dhe kaos në Itali, madje ka ardhur edhe nje vidjo nga një emigrant shqiptar që jeton prej disa vitesh në Itali.

Ai tregon me vidjo gjendjen në qytetin ku ai banon, ishte sot pasdite për të marrë furnizime në një supermarket ne Cremona dhe raftet në supermarket thuajse janë plotesisht te boshatisur.

Ja mesazhi i plotë:

“Prsh JOQ. Shikoni si jane boshatisur supermarketet ne Itali. Njerezit jane izoluar nga coronavirusi. Videon e kam bere disa minuta me pare kur po merrja furnizimet. Video eshte filmuar ne Cremona te Italise, ku banoj prej 18 vitesh. Faleminderit.”