Moderatorja e njohur Ornela Bregu ka disa kohe qe eshte larguar nga Shqiperia dhe jeton ne Spanje.

Bashke me bashkeshortin e saj dhe 2 femijet eshte vendosur ne Spanje.

Ajo ka ndarë me miqtë e saj në Instagram disa foto nga jeta e saj e re në Spanjë.

Nga pamjet e publikuara shihet një ambient tepër luksoz që me shumë mundësi është shtëpia e re e moderatores së njohur.

E rrethuar me pemë, me një pishinë personale dhe me mikun saj më të mirë, qenin Alfa, Ornela shfaqet në momente relaksi dhe qetesie.

Largimi i motrës së Majlinda Bregut nga Shqipëri fillimisht u komentua se ishte vetëm për pushime, por shumë shpejt u kuptua se moderatorja do të rrinte më gjatë.

Mësohet se arsyeja e këtij largimi lidhej me fëmijët e saj, të cilët nisën studimet në Spanjë.

Tani jeta e tyre ka ndryshuar dhe shpresojme qe cdo gje te shkoje per mire.