Temperaturat sa po vijnë e po ulën dhe pritet që disa pjesë të vendit të ketë edhe reshje dëbore.

Nga Shërbimi Metrologjik Ushtarak është bërë me dije se reshjet e dëborës do të bien më shumë në lartësinë mbi 800 metër nga niveli i detit.

SHMU më tej shton se temperaturat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 3ºC në zonat malore dhe deri në 10ºC në ato të ulta e bregdetare.

Ndësa në mesditë temperaturat pritet të arrijnë nga 8ºC në zonat malore e deri në 16ºC në ato të ulta e ato bregdetare.

“Duke filluar nga orët e pasdites së ditës së enjte, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët apo mesatar.

Si fillim parashikohet se do të preket vija bregdetare dhe më tej në orët e vona të natës edhe pjesa më e madhe e vendit.

Kështu në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore të vazhdueshme ndërsa në verilindje reshjet e dëborës do të jenë në lartësitë mbi 800 metra.

Për sa i takon ditës se premte, pritet te kete mot relativisht i paqëndrueshëm me vranësira mesatare dhe të dendura por do të kete edhe orë me diell.

Te dhenat jane gjeneruar nga Sherbimi Ushtarak Metereologjik.