Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se do të ketë zero tolerancë për subjektet që do të shkelin protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga Koronavirusi ndaj duhet te jemi vigjilent sepse gabimet mund te na cojne drejte nje situate te veshtire.

Ja se si shprehet ajo:“Ka ardhur momenti të intensifikojmë kontrollet. Janë rreth 70 mijë inspektime të kryera. Dua t’iu falenderoj për punën. Kur kemi rritje të numrave vlerësohet nga ekspertët se kanë një ulje të vigjilecnës. Tani është koha për të mos pasur më tolerancë sepse kjo cënon shëndetin publik.

Zero tolerancë për shkelësit sepse ata përhapin infeksionin Covid19. Na nevojitet mirëkuptimi i bizneseve. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën. Kjo është një luftë që nuk fitohet vetëm. Nuk kemi mundësi të vendosim polic në çdo institucion.

Derisa sjelljet e ndërgjegjshme të bëhen sepse duhen, ne duhet t’i rikujtojmë por edhe penalizojmë me masë administrative. Nuk duhet të tolerojmë sepse bëhet fjalë për shëndetin e popullatës”, tha Manastirliu.