Është folur gjerësisht nëper portale për një lidhje apo romancë mes dy ish-deputetëve të opozitës, Grida Duma dhe Ervin Salianji.

Madje kohët e fundit mediat rozë raportojnë se ata kanë bërë edhe plane për një martesë të mundshme, paçka se kjo nuk është konfirmuar nga asnjëri prej tyre, madje as ndonjë lidhje e mundshme.

Megjithatë sot gazeta “Tema”, pretendoi përmes një fotoje që bërë publike se dy ish-deputetët kanë darkuar mbrëmjen e djeshme në një lokal të Durrësit, duke konfirmuar romancën mes tyre.

Dihet që Ervin Salianji është beqar, ndërsa Grida Duma është divorcuar kohë më parë.

Por pavarësisht rrethanave, si dy kolegë, miq apo të njohur, ashtu si gjithë të tjerët edhe ata kanë të drejtë të takohen, të ndajnë ndonjë kafe, apo edhe të drekojnë e të darkojnë së bashku.