‘Dua të të bëj të lumtur’, së bashku me Arbanën dhe stafin e saj nuk do i shihni në studiot e televizionit ‘Top Channel’, por live nga Thethi.
Ata persona që jetojnë aty pranë, ose edhe të tjerët kanë dëshirë të dalin në xhirimet e tij, mund ta bëjnë duke marrë pjesë në dt 26 tetor, live nga Thethi me ekipin e Dua të te bej te lumtur.

Arbana Osmani i ftoi të gjithë për ti bashkohen ekipit në xhirimet e emisionit. Ajo gjithashtu tha se: ‘Dua t’ju them se nëse jeni rastësisht aty, apo nëse doni të merrni pjesë në promon e emisionit tuaj të preferuar, jeni të mirëpritur.”

Kujtojmë se spoti i vjetshem u xhirua në majën e Vermoshit, dhe u duk ishte tepër interesant ndërsa këtë vit u zgjodh Thethi, një vend me bukuri të jashtëzakonshme.

Nëse doni të shfaqeni në spotin e emisionit, mund ti bashkoheni ekipit në datë 26, ora 12.