Reshjet e debores kane zbardhur sot te gjithe qytetin e Korces dhe disa akse rrugore perqark saj kalohen vetem me zinxhire.

Reshjet qe kane filluar gjate nates dhe vazhduan e ne mengjes kane krijuar nje shtrese 2-3 cm bore brenda ne qytet nderkohe qe ne zonat me te larta malore trashesia e bores eshte me e madhe.

Fshatrat e njohur turistike te Voskopojes e te Dardhes ka te dhena se trashesine e debores e kane afro 10 cm.

Gjithashtu njoftohet se akset Boboshtice-Dardhe, Korce-Voskopoje dhe pjesa e Qarrit kane deri 7 cm reshje bore dhe keto mund te kalohen vetem me zinxhire.

Ne Qarr thuhet se ishte bllokuar pasi ka pasur probleme nga automjetet e mbetura ne rruge qe ishin pa zinxhire.

Megjithate duhet te jemi te qete sepse nuk ka zona ku te jete bllokuar qarkullimii makinave.