Pasi te keni pare kete recete te pogaceve ju nese deshironi mund te shtoni pak djath te grimcuar apo tjeter gje.Perberesit e kesaj recete jane:
200 ml qumësht të nxehtë, 150 ml ujë të vakët, 1 pako maja (tharm), 1 lugë çaji sheqer, 150 gr. kos i trashë,1 vezë, 2 lugë çaji kripë, 600 gr. miell,

Vaj për tiganisje. Shtoni djath, mish të skuqur, kackavall, salc kosi etj.

Per ta pergatitur duhet rreth 1 ore por fillimisht nisim me perzierjen ne nje tas te qumeshtit, ujit, sheqerit dhe tharmit qe do ti leme te rrine per 5 minuta.

Ne vazhdim shtojme kosin, vezen dhe miellin e perzier me kripen.

Ngjeshet brumi mire e mire me duar perreth 7-8 minuta sa te behetnje brume i bute paksa ngjites ne duar.

Te gjithe masen e mbulojme me nje pecete te paster dhe leme te vije brumi. Kur te shohim qe eshte shtuar ne vellim e sperkasim me miell siper dhe pasi e punojme pak e ndajme ne 8 topa.

Secilin top e hapim sa te jete 0.5 cm i trashe ne siperfaqe e nderkohe veme tiganin me pak vaj per skuqje.

Kur vaji te jete gati skuqim secilen pite per pak minuta nga te dyja anet njesoj deri sa te marre nje ngjyre te arte.

Ne fund pasi i keni pergatitur pogacet mund ti sherbeni me cfare te deshironi djathte bardhe, kackavall, salce apo mish.