Nje nga recetat me te mira per përgatitjen e qofteve më të mira që keni ngrënë ndonjëherë.

Mund ti pergatisni shume lehte.

Ja dhe përbërësit: 60 gr thërrime buke 60 ml qumësht 600 gr mish i girë viçi 1 vezë 30 gr djathë kaçkavall Pak arrëmyshk1 lugë gjelle majdanoz 1 lugë gjelle nenexhik Vaj Kripë Piperi zi.

Me pas duhet te shtoni thërrimet e bukës në një tas mesatar sëbashku me qumështin dhe lërini për 10 minuta, derisa buka të përthithë gjithë qumështin. Më pas shtoni në të mishin e viçit.

Ju duhet te hidhni vezën, djathin e grirë, arrëmyshkun, majdanozin dhe nenexhikun e copëtuar. Spërkatini me pak kripë dhe piper të zi dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit që të përftoni një masë homogjene.

Më pas merrni nga masa e përgatitur dhe formoni qoftet në formën që dëshironi. Vendosni një tigan me vaj dhe renditni qoftet në të.

Dhe ne fund i skuqni nga te dyja anate.Kjo eshte nje recete shume e thjeshte dhe plote shije per me shume shikoni videon.

Video.