Kryeministri yne Edi Rama ka vleresuar solidaritetin e madh te te gjithe shqiptareve dhe te huajve qe kane dhene ndihma financiare per te prekurit.

Rama deklaroi se po fillojne te behen te gjitha vleresimet qe asnje qindarke te mos humbasi dhe qe puna per ndertimin e shtepive te reja te nisi menjehere.

“Tashme vetëm nga dy sipërmarrësit tane të mirënjohur shqiptarë Behgjet Pacolli dhe Shefqet Kastrati janë mbledhur 2.5 milionë euro.

Bankersi ka dhuruar 1 milionë euro…e shume kompani të tjera janë të gatshëm ta bëjnë këtë më siguri. Ende nuk janë derdhur në bankë sot për shkak të bankave të mbyllura. Por një shumë e verifikuar me transaksione është rreth 5 milionë euro, dhe 1.5 milionë dollarë.

Sidoqoftë ato me figura bankare qoftë ato të dhënat e portalit e-Albania ku ka një numër shumë të madh donatorësh të vegjël që une dua t’i falenderoj të parët, nga brenda dhe jashtë vendit“, tha kryeministri Rama.

Janë mbledhur 4.5 milionë dollarë nga llogari te shumta vullnetare të hapura nga qytetarë në Facebook dhe nga shoqatat e ndryshme, tha Rama.

Por megjithate ai bëri edhe një thirrje për kujdes ndaj subjekteve që mund të mashtrojnë në këtë situatë neper portale.

Rama tha se adresa më e sigurtë e publikuar është adresa shtetërore në e-albania.