Kryeministri Edi Rama ka nje thirrje për emigrantët që kanë një shtëpi të vjetër në zonat rurale. Gjatë një bashkëbisedimi me pronarët të bujtinave në zonën e Lezhës, Rama tha se nëse emigrantët vijnë dhe investojnë kursimet e tyre në këto shtëpi do të fitojnë më shumë se në emigracion.

“Cdo emigrant që ka një shtëpi në zona rurale, nëse investojnë kursimet e tyre tek ky aset do fitojnë më shumë se sa paga nga puna si të punësuar në cfarëdo pune atje.

Nuk po flas për shkencëtarët në institute që merr 15 mijë paund. Jam i bindur që ai ankohet për sistemin fiskal mbi bazën e atyre që deklaron dhe jo mbi bazën e atyre që fiton”, tha Rama.