Kryeministrii Shqipërisë Edi Rama ishte i ftuar në një ceremoni për 10-vjetorin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që u zhvillua mbrëmjen e së hënës në Pallatin e Kongreseve, por në minutat e fundit ka lajmëruar se nuk ndihej mirë. Lajmin e bëri të ditur Presidenti i FSHAZH (AADF), Michael Granoff.

“Kryeministri Rama nuk mundi të vinte sepse nuk ndjehet mirë me shëndet. Edhe ai do të mbante fjalim”, – tha Granoff.

Gjatë paradites Edi Rama ka zhvilluar disa aktivitet publike.

Në mëngjes zhvilloi një mbledhje me Grippin Parlamentar të PS-së. Më pas mori pjesë në çeljen e vitit të ri akademik në Universitetin e Mjekësisë.

Nuk dihet cili ka qenë problemi shëndetësor i kreut të qeverisë shqiptare.