Në Tiranë, janë shtruar shumë të lëndua.Kryeministri Edi Rama ka shkuar të vizitojë disa nga fëmijët.

Mes tyre është dhe Alesio Cakoni 10 vjeç.Daja i vogëlushit ka treguar se ai për të shpëtuar është hedhur nga kati i pestë dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë.

Biseda e kryeministri Edi Rama me Alesio Cakonin

Edi Rama: Cfarë ke?

Alesio Cakoni: Shpinën dhe shpatullën, 10 vjeç jam

Ogerta Manastirliu: Alesio kishte shumë dëshira. E para ishte se ka lënë
librat në shtëpi

Edi Rama: Ti do të vish te shtëpia ime, do të prezantoj me Zahon dhe do të shohësh libra sa të duash. Librat i ke nga unë gjithë jetën. Kur të mos jem unë ke teta Ogertën. Unë do të jem për ty.

Ogerta Manastirliu: Donte edhe një ipad ia plotësuam dëshirën?

Daja: Po i shkarkojmë ca lojëra

Ogerta Manastirliu: Librin e ka te koka.

Edi Rama: Facebook, lojëra në ipad po, libra, libra sportin. Ai do të bëhet kolos. Sa i gjatë je ti? 145 kaq i vogël, sa Erjon Braçe. Kur të rritesh do të bëhesh sa unë. E njeh Braçen? Është njëri që bërtet, një shoku im që më flet, shyqyr që nuk e kam me vete. Me kë je tifoz?

Edi Rama: Obobob . Më thuaj bluzën e kujt lojtari të Milanit do? Do të sjell bluzën e Donarumës, për t’u Alesion. Ndërsa ty Aurelin do të sjell bluzën e

Ronaldos. Por Facebook dhe ipad jo edhe Tv

Daja: Alesio është hero është hedhur nga kati i pestë dhe sot është me këmbë e duar, është hero i vërtetë.

Edi Rama: Tjetër cfarë kërkese ke?

Daja: Kur të dalë nga nuk ka ku të shkojë?

Edi Rama: Alesio kur të dalë nëse nuk ka ku të shkojë do të vijë në shtëpinë time. Brenda mesit të dhjetorit do të kenë shtëpinë. Të hidhesh nga kati i pesë mos të kem unë shok të ngushtë ty. Zaho është më i vogël se ju por ka nevojë të marrë shembull nga ju.