Duke filluar qe nga data 1 mars 2020 hyn në fuqi ligji i ri për punësim në Gjermani. Siç është bërë e ditur, tashmë ligji i ri krijon mundësi të reja për punëmarrësit nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së, por që janë të pajisur me një kualifikim të njohur në Gjermani dhe që kërkojnë të nisin një punë në Gjermani.

ÇFARË ËSHTË LIGJI RRETH IMIGRIMIT TË FUQISË PUNËTORE TË KUALIFIKUAR?

Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar u mundëson te gjithe punonjësve të kualifikuar në arsimin profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (Shtete të Treta) të emigrojnë më lehtë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë, dhe nga ky ligj mund te përfitojnë më së shume vendet si Kosova e Shqipëria.

Ndërkohë që përcaktimet ligjore ekzistuese për punonjës të kualifikuar me diplomë të shkollës së lartë/universitare vazhdojnë të mbeten të vlefshme.

Gjithsesi për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi apo kërkimin e një vendi pune atje, do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë pune, për të cilën duhet të aplikoni pranë Ambasadës Gjermane siu zakonisht.

Ndërsa për ata punëkërkues me kualifikim të pamjaftueshëm, ose kualifikim profesional i cili nuk njihet në Gjermani, vlejnë akoma rregullat e deritanishme.

KUSH KONSIDEROHET SI FUQI PUNËTORE E KUALIFIKUAR SIPAS LIGJIT TË RI?

Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete niveli Bachelor si edhe personat me një kualifikim në arsimin profesional por që i njihet në Gjermani.

Por sipas ketij ligji, punësimi është i mundur vetëm në atë profesion për të cilin keni marrë më parë kualifikimin përkatës.

Një diplomë profesionale konsiderohet zakonisht si e kualifikuar dhe njihet, nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe dy-tre vjeçare të arsimit profesional.

Ndersa per aplikimin e vizave te punes mbeten po ato kritere dhe mund te regjistrohen apo te informoheni prane Ambasades Gjermane