Ministria e Punëve të Jashtme në Gjermanisë ka hapur enkas një departament të ri për vizat në kuadër të përgatitjeve për ligjin e ri të migracionit i cili do të hyjë në fuqi në mars të vitit 2020.

Ky eshte nje lajm i mire per te gjithe ata qe duan te punojne ne Gjermani dhe pse jo te keni nje jete me te mire.

Ndaj nje zanat ta ben jeten te begate.

Në njoftimin me hashtag #,mondaymotivation, Ministria e Punëve të Jashtme gjermane prezanton dy punonjës të saj, Jan Freigang dhe Feride Özdemi, të cilët do të merren në Berlin me vizat për punëtorët e kualifikuar.

Ndaj kjo do ishte menyra me e mire per tu lidhur me ta ne kete adrese ne foto.


Por mos harroni se kryesorja eshte qe duhet te kesh njohuri te mira te gjuhes gjermane kjo eshte kryesorja dhe qe duhet te kesh mbaruar e librat e pare.

Ligji i ri i migracionit për punëtorët e kualifikuar u miratua në qershor të këtij viti nga parlamenti gjerman dhe do të hyjë në fuqi më datën 1 mars 2020.

Ky ligj parashikon që persona të kualifikuar nga e gjithë bota të marrin një vizë gjashtëmujore për të kërkuar punë, pa pasur nevojë të kenë kontratë pune, sikurse ka qenë deri tani.