Moderatorja shumë e dashur për publikun, Eni Vasili është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës private. Mirëpo, mbrëmjen e sotme ajo ishte e ftuar në programin “Në kurthin e Piter Panit”, ku i zbuloi të gjitha.

Për herë të parë moderatorja rrëfeu si është njohur me partnerin, Armandin. Ajo tha se janë takuar në Tiranë nga disa miq të përbashkët. “Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tija. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prishën ca plane pastaj, por s’ka gjë…”, u shpreh Eni.

Kujtojmë se dyshja do të bëhen së shpejti prindër. Moderatorja është në pritje të dy binjakeve, emrat e të cilave i zbuloi sonte: Sofi dhe Nikol.