Çifti shumë i dashur për publikun, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Pak ditë më parë, Almeda zbuloi se është në pritje të një vajze.

Së fundmi, bukuroshja ka treguar një fakt që po e bezdis gjatë shtatzënisë. Fytyra e saj është mbushur nga aknet. Ajo ka publikuar një selfie në Instastory, ku shihet se i ka lyer me krem.

“Akne gjatë shtatzënisë, ikni tani”, ka shkruar Almeda krahas fotos.