Italia e veriut ne kaos total virusi ka infektuar 205 veta dhe shkollat po mbyllen dhe supermarketet po boshatisen si kurre me pare.

Ndalohet hyrja dhe largimi nga zonat “vatër” të virusit, të cilat administrohen nga policia, nëse është e nevojshme edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin rregullat.Asnjeher nuk kishte ndodhur dicka e till me pare.

Në vetëm pak ditë, numri i të prekurve me koronavirus në Itali ka arritur në 205raste (sipas përditësimeve të orëve fundit), më shumë se 160 në Lombardi, 25 në Veneto, por të dhënat pritet të rriten në orët e ardhshme.

Brenda 48 orë mbyllet cdo gje Lombardia dhe Veneto e panë veten të blinduar si kurre me pare, me shkolla, kinema, pishina etj., të mbyllura për të paktën një javë, me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit.Dhe kjo eshte rruga me e mire per ti shpetuar.

Në spitalin e Codogno, ku u shtrua pacienti i parë, mbetën të infektuar të paktën edhe pesë mjekë dhe infermierë. Në spitalin e Dolo, ku u shtrua një pensionist nga Mira, mjeku, infermieri dhe një tjetër punonjës shëndetësor që e ndoqën rastin, rezultuan pozitiv ndaj Covid-19.

“Në Itali, një ose shumë njerëz infektohen nga ata që vijnë nga vende të epidemisë, më pas janë rastet e të infektuarve sekondarë, me të njëjtën kohë inkubacioni”– shpjegoi Walter Ricciardi, profesor i Higjienës dhe Shëndetit Publik në Universitetin Katolik ‘Sacro Cuore’ në Romë dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Ndër të tjera, kur infektohen mjekë do të thotë që nuk janë zbatuar rregullat e përshtatshme, duke qenë se virusi është shumë ngjitës”.

Për më tepër, deri para pak ditësh, koronavirusi nuk qarkullonte në Itali. Asnjë prej pacientëve nuk kishte qenë kurrë në Kinë dhe as që kishte kontakte me persona të kthyer nga Kina.

Italia ka përjetuar të njëjtën situatë si Kina: u gjend përballë një virusi të ri. E vërtetë, në Itali flitej për koronavirusin prej një muaji, por deri para pak ditësh, nuk ishte shënuar asnjë rast dytësor.

Por shpresojme qe te izolohet dhe gjerat te shkojne me mire.