Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që ndodhi natën e ndërrimit të viteve në zonën e Astirit në Tiranë ku humbën jetën dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Mësohet se 59-vjeçari para se të ngjitej në apartament, ka marrë njërin nga fëmijët që po luante poshtë pallatit, duke e përdorur si karrem për të hyrë brenda.

Por në ato momente, dy motrat kanë qenë duke ngrënë bukë dhe kur kanë hapur derën kanë tentuar ta mbyllin pasi e kanë parë se kush është.

Por Ademi ka hapur zjarr, fillimisht në derë dhe pastaj në drejtim të motrave, të cilat kanë qenë të shtrira.

Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja ndërsa vetëm 5 prej tyre kanë kapur motrat Bardhi e Metani.

Pasi ka kryer ngjarjen 59-vjeçari ka që lluar nëpër muret e banesës, më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.