Vogelushi 7 vjecar, Aurel Lala ishte ai që i shpëtoi mrekullisht lëkundjes sizmike të 26 nëntorit duke u hedhur nga kati i tretë.

Ai jetonte në Thumanë por tashmë është akomoduar në një banesë në Kamëz së bashku me familjen e tij.

Pak ditë pasi kryeministri Rama e dërgoi në Itali, për tu takuar me Kristiano Ronaldon dhe Gigi Bufonin, djaloshit i bënë një tjetër surprizë.

Rama i kishte vendosur djalit në dhomë një poster të madh të idhullit të tij, Ronaldo.

Dhe ne takimin me të Rama tha:
“Ditën e parë të shkollës do ta çoj unë në shkollë, kështu e kemi lënë.
Të hënën do të vi unë dhe do të çoj në shkollë”.