Këngëtarja Bebe Rexha u gjend pranë popullit të saj pas ngjarjes që preku Shqipërinë.

Ajo u nis drejt vendit tonë dhe përzgjodhi dy familje për t’i rindërtuar shtëpitë e rrëzuara.

Bebe pa nga afër shqiptarët dhe dëgjoi kërkesat e tyre, ndërsa disa momente te bukura i ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

Mirëpo, këngëtarja nuk e ka lënë me kaq pasi në një interviste për emisionin “Pasditja ime”, ajo rrëfeu se ka në plan të kthehet në Shqipëri por kësaj here për të mbajtur një koncert.

Bebe shprehu dëshirën edhe për një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max, pasi së bashku tregojnë fuqinë e grave.