17 vite me pare ata u larguan nga shqiperia per nje jete me te mire.Regjizori Pirro Mani dhe bashkëshortja e tij aktore, Pavlina Mani.

Sa shume i kanemunguar skenes shqiptare.Te mrekullueshem dhe nostalgjik.

Gazetari i njohur shkon dhe i bene vizite ne shtepine e tyre ne amerike.

“Sot paraditë, së bashku me Veiz Belliun, ishim mysafirë të mirëpritur tek miqtë tanë të mirë, artistët e shquar Pirrro Mani dhe Pavlina Mani, që jetojnë në Harrison, New York.

Na pritën sic dijnë ata, me bujari dhe ngrohtësi.

Biseduam për më shumë se dy orë për artin, historinë, skenën, fare pak për politikën, nuk ia vlen të humbësh kohë me të.

Pavlina ndërkohë e shtroi tavolinën që në krye të herës. Faleminderit miq!”, shkruan Greca. Nga fotot, Pavlina Mani duket se ka ndryshuar shumë dhe vitet kanë bërë të vetën.